Një 47-vjeçar me iniciale G.L., banues në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprave penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe “dhuna në familje”.
Policia ka dyshime se ai ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.
Sipas uniformave blu, dhuna është bërë shkak që gruaja e tij të konsumojë fostoksinë.
Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.