Mediat sllovake kanë raportuar një ngjarje disi të pazakontë. Një hajdut hyri në një karburant dhe sulmoi stafin. Një grua që ndodhej aty rastësisht e shpërqendroi atë duke kryer seks oral me hajdutin.
Hajduti i cili ishte një djalë 24-vjeçar thuhet se u përpoq të vidhte paratë e karburantit dhe kërcënoi stafin. Punonjësi nën presion hapi arkën, hajduti mori paratë dhe më pas e gjuajti disa herë me grusht.
Hajduti hyri në një zyrë tjetër për të vjedhur kasafortën dhe në ato momente punonjësi që po qëndronte aty, u largua dhe njoftoi policinë.
Media lokale raportuan se një grua e panjohur hyri brenda në zyrë dhe filloi ta kënaqte atë me gojë derisa të vinte policia.
Policia tha për mediat se gjetën çiftin në zyrë gjysmë të zhveshur dhe të shtrirë në dysheme. Zyrtarët thanë se hajduti nuk arriti të merrte paratë. Momentalisht ndodhet në stacionin e policisë dhe po mbahet në paraburgim.
Nuk dihet pse gruaja 36-vjeçare me kombësi çeke vendosi të ndalojë grabitësin me këtë metodë të pazakontë.