Për të dhjetin vit radhazi Forbes ka të njëjtin emër sa i përket gruas më të fuqishme në botë: Kancelaren gjermane Angela Merkel. Merkel pritet të tërhiqet nga politika në 2021-shin, por gjatë këtij viti ajo u vlerësua gjerësisht për mënyrën se si e menaxhoi pandeminë e koronavirusit në Gjermani.
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde u rendit në vend të dytë, pozicion që kishte edhe në 2019-n.
Zv/presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris është ajo që zuri vendin e tretë, duke zëvendësuar Nancy Pelosi-n, e cila nga vendi i tretë që qëndronte në 2019-n, këtë vit pozicionohet në vend të shtatë.
Në vendin e katërt u rendit Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa filantropja Melinda Gates u rendit në vendin e pestë.
Në listën e 2020-s ka shumë emra të njohur, përfshirë Mbretëreshën e Britanisë, Elizabeth II, e cila në raport me vitin 2019, humbi gjashtë pozicione, duke u renditur në vendin e 46.
Ngjitje në klasifikim pati Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila nga vendi i 38 që mbante një vit më parë, tanimë renditet e 32-ta.
Revista përpilon listën e lidereve femra me më influencë në të gjithë globin, në sektorë ku përfshihen politika, biznesi e showbizi