Një burrë përfundoi në spital këtë të shtunë në Tiranë, pasi u plagos me mjet prerës nga bashkëshortja e tij. Ngjarja ndodhi në zonën e Don Boskos.
Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti të çastit, megjithatë shkaqet mbeten të panjohura.
“Në Don Bosko, gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim të shkurtër për ngjarjen.