“Oh dashuria ime. Pranoje këtë vals”. Përtej vargjeve dhe muzikës së bukur të Leonard Cohen ishte një grua.
Ajo quhej Marianne Christine Stang Ihlen dhe për vite të tëra jetoi një histori dashurie me këngëtarin e njohur.
E lindur në Oslo ajo dëshironte të bëhej aktore. Shumë shpejt ajo do të binte në dashuri me shkrimtarin norvegjez Axel Jensen kur të dy ishin akoma adoleshentë. Ata u martuan pa miratimin e prindërve.
Martesa e tyre do të kishte shumë kontradikta, kjo do të bënte që Alex ta braktiste Marianne bashkë me të birin. Për herë të parë ajo u takua me Cohen teksa kthehej nga një udhëtim në Norvegji, pasi kishte mësuar se i shoqi e kishte braktisur. Pas takimit më 1960 ata nisën të jetonin bashkë. Për vite me radhë ajo do të ishte muza e këngëve të tij. Vargjet e ndjera dhe poetika që përshkon gjithë muzikën e Leonard Cohen në pjesën më të madhe ka emrin e kësaj gruaje.
Kur Marianne u diagnostikua me leucemi në korrikun e vitit 2016, miku i saj i ngushtë i shkroi një letër Cohen për ti treguar atij se ajo po vdiste. Këngëtari do ti shkruante letrën e fundit ku shkruante: ”Epo Marianë, ka ardhur një kohë kur ne ndjehemi vërtet kaq të vjetër dhe trupat tanë po copëtohen, e unë mendoj se do të vij pas teje shumë shpejt.
Duhet ta ndjesh që jam aq afër teje, sa nëse zgjat dorën mendoj se mund të arrish timen. Ti e di që unë gjithmonë të kam dashur për bukurinë dhe mençurinë tuaj, dhe ti do e dish gjithmonë këtë. Por, tani dua të uroj një udhëtim të bukur! Mirupafshim mikja ime e përjetshme!”
Ajo vdiq më 28 korrik 2016. Cohen e ndoqi pas, pasi u nda nga jeta vetëm 4 muaj më pas.