Elizabeth Prettejohn jetoi e vetme në Hallsands, në Devon të Anglisë, nga viti 1917 deri kur vdiq, në vitin 1964, në moshën 80-vjeçare.
Kur ishte 33 vjeç, një stuhi e madhe goditi fshatin, duke përmbytur pjesën më të madhe të tij. Fatmirësisht, nuk pati viktima nga 79 banorët e këtij fshati, të cilët vendosën që ta braktisnin atë. Të gjithë, përveç Elizabeth, shtëpia e së cilës ishte më lart në nivelin e detit.
Ajo vendosi që të jetonte një jetë fare të thjeshtë në vendlindje, duke ngrënë vezë nga pulat dhe peshq nga deti.
Pak para vdekjes, ajo tha: “Kam të gjitha momentet këtu. Ishte ngritja e nivelit të detit që na mori të gjithë plazhin. U fry për 4 ditë e katër net. Deti dukej si mal. Iu luta zotit që erërat të ndalonin. Për një moment mendova që të lëvizja në Dartmouth, por këtu është vendi ku më përkasin të gjitha kujtimet”.
Pamjet e fundit të bëra publike në media datojnë në vitet 1960, kur ajo ishte tek të 70-at. Elizabeth asokohe jetonte me macet e saj, ndërkohë që ndër të tjera merrej dhe me peshkim.
E vetmja shoqëri që ajo ka pasur gjatë viteve të fundit të jetës, kanë qenë grupet e turistëve, të cilëve ajo u tregonte banesat e vjetra të fshatit.