Bota Gruevski bën thirrje për mobilizim kundër ligjit për gjuhën shqipe

Gruevski bën thirrje për mobilizim kundër ligjit për gjuhën shqipe

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vazhdon me thirrjet për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë, kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe deklaratës së përbashkët për partive shqiptare

Përmes një statusi në faqen e tij të Facebookut Gruevski thotë se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi.

Madje kreu i VMRO-së thotë se shteti ishte duke funksionuar normalisht derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë.

Gruevski thotë se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e saj. Parimi fituesi me fituesin me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë.

Qeveria e re sipas Gruevskit është bërë nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij.

“Ky operacion mbështetet nga Sorosi” shkruan ai.

“Nëse votohet qeveria,do jetë qeveri e një ambasadori. Më pas ky ambasador do të dojë që edhe gjykata të jetë e tij, sepse një kohë të gjatë punon në këtë drejtim. Prokurorine tashmë e ka të veten” thotë Gruevski

“Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës”, shkruan Gruevski.