Kryeministri Edi Rama foli sonte në “Realstory” për grup të strukturuar, të cilët lobojnë kundër negociatave. I pyetur nga Sokol Balla se kush është grup i strukturuar përveç Ilir Metës që ka tentuar të bllokojë çeljen e negociatave, Rama tha se bëhet fjalë për emrat që ka denoncuar edhe më herët.
Balla: Kush është grupi i strukturuar që do të bllokojë negociatat?
Rama: Nuk dua të merrem fare me këta, të flasim për gjëra që njerëzit kanë interes. Ajo që di të them është që kemi kapërcyer një pengesë, të ngritur artificialisht nga ai grup i strukturuar përmes dezinformimit, manipulimit dhe përmes ushqimit të një pjese të klasës politike gjermane me gjithçka që kemi parë gjashtë muaj. Bënë çmos të keqpërdornin miqtë në Bundestag për ti dhënë fund përpjekjes së çeljes së negociatave, por e kapërcyem situatën, Por Bundestagu ka thënë po, kjo është themelore. Kjo do kishte qenë më e lehtë nëse do luftonim bashkë për negociatat. Të gjelbrit e donin hapjen e negociatave pa kushte, edhe CDU/CSU, me të cilët kam folur dhe jam munduar të heq mjegullën e tymin të hedhur nga ata, kancelarja Merkel e ka kërkuar copë: Duam ti japim po-në Shqipërisë.
Balla: Thatë që e keni kapërcyerm por Meta sot foli ashpër për qeverinë sepse sipas tij po ushtrohet presion nga ju, si përshembull Syri.net.
Rama: Nuk kam lidhke me këtë, por me vjen mirë që tatimet kanë shkuar dhe kontrollojnë si financohen portalet, gjithë ato stafe, jo atje por kudo duhet të bëhet.
Balla: Por a është kudo apo vetëm atje?
Rama: Nuk kam dijeni, nuk merrem unë me këtë. Kam qenë edhe sot në Parlament, dhe u bëra qullë ne djersë, jam marrë gjithë ditën me krijimin e fondit të solidaritetit.