Aktualitet Grupi i Avdylajve, Apeli nuk ndryshon vendimin për 17 persona

Grupi i Avdylajve, Apeli nuk ndryshon vendimin për 17 persona

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë ndaj grupit të Avdylajve.

Gjykata e Posaçme shpalli vendimin përfundimtar për 17 të akuzuarit e një prej fraksioneve kryesore të dosjes së famshme 339 më 1 shkurt të këtij viti.

Bëhet fjalë për anëtarë të Avdylajve të Shijakut si edhe të akuzuarit për përfshirje në laboratorin e heroinës në Brenog të Hasit. Gjykata shpalli të fajshëm të gjithë të pandehurit duke dhënë për ta 127 vite burg në total. Ata u fajësuan për disa vepra penale, mes të cilave “grup të strukturuar kriminal, “trafik të narkotikëve”, “prodhim e shitje të narkotikëve”, si edhe “pastrim parash”.

Dënimi më i rëndë, me 12 vite burg, ishte për Admir Hoxhën, i akuzuar si ideatori i laboratorit të përpunimit të heroinës në Has. Në të njëjtin vendim gjykata kaloi në llogari të shtetit duke konfiskuar hotelin “Ador” në pronësi të Admir Hoxhës pranë aeroportit të Rinasit, si edhe 6 automjete.

Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë.

Dënimet

1- Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj

2- Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj

3- Esat Mehmeti 10

4- Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj

  1. Sajmir Sulejmani 8

6- Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj

7- Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj

8- Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj

9- Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj

10- Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj

11- Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj

12- Admir Hoxha 12 vjet

13- Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj

14- Vehbi Berushi 8 vite

15- Anila Shuti 2 vjet – konvertim 25 muaj shërbim prove

16- Xhavit Shyti 8 vite

17- Flamur Çela 8 vite