Ish-kryeministri Sali Berisha është betuar këtë të premte si deputet i ri i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
“Betohem”, tha Berisha në seancën e dytë të legjislaturës pasi Luljeta Bozo si deputetja më e moshuar që po udhëheq seancën e sotme i thërriti emrin.
Pas kësaj, Berisha ka dalë nga salla duke u larguar dhe duke mos marrë pjesë në votimin që do të bëhet për kryetarin e Kuvendit.
Sali Berisha, menjëherë pasi u betua si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i pyetur nga A2 CNN nëse do të krijojë një grup të ri parlamentar, u përgjigj se grupi demokrat është grupi i tij.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është grupi im. Në asnjë mënyrë nuk do të krijoj tjetër”, deklaroi ish-kryeministri.
Kur u pyet se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës, Berisha u përgjigj: “Lëvizjet e mia do t’i ndiqni me radhë”.