Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të ndryshojë rendin e ditës për seancën e sotme. Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit kërkohet që të futet në rend dite kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
“Duke shpresuar se nuk do të bëheni pengesë për organet e drejtësisë dhe do tëa përmbushni detyrimin tuaj sipas Kushtetutës dhe Rregullores”, thuhet në letër.
Kujtojmë se ditën e djeshme Këshilli i Mandateve vendosi t’i japë autorizim SPAK-ut për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.
Mazhoranca dhe opozita në Këshill, ndonëse me raporte të ndryshme, ishin në një qëndrim të përbashkët sa i përket dhënies së autorizimit për kërkesën e SPAK.