Sport Guardiola i habit të gjithë: Edhe po ta fitoj Champions-in, do të...

Guardiola i habit të gjithë: Edhe po ta fitoj Champions-in, do të jem dështak… për faj të Julia Roberts

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, i habiti të gjithë në konferencën për shtyp pas fitores 7-0 ndaj Leipzig, kur foli për aktoren e famshme Julia Roberts, të cilën e lidhi me suksesin e tij në Champions League.

“Çfarëdo që të ndodhë në Champions, edhe nëse fitojmë këtë herë apo 3 Champions radhazi, unë prapë do të isha dështak. Kam 3 idhuj: Michael Jordan, Tiger Woods dhe Julia Roberts.

Disa vite më parë, Julia Roberts erdhi në Mançester. Nuk po flas për vitet ’90 kur ishte Sir Alex Ferguson dhe United fitonte titujt radhazi. Erdhi kur ne kishim 4-5 vite që ishim më mirë sesa United.

Dhe Julia Roberts shkoi të vizitonte Manchester United, nuk erdhi fare te ne. Prandaj them që edhe po ta fitojmë Champions-in, nuk do të na krahasojnë kurrë me United, vetëm për faktin se Julia Roberts nuk e përfilli Manchester City-n”, tha Guardiola.