Pep Guardiola ka vendosur të rihapë polemikat me Santiago Solari-n dy ditë para ndeshjes së rëndësishme të kampionatit kundër Chelsea-t (“do të jetë një finale për ne”).
Trajneri i madrilenëve ka thënë se katalanasi e kishte përjashtuar me qëllim Real-in nga tre ekipet më të mira të 10 viteve të fundit.
“Real ka fituar tre edicionet e fundit të Champions League dhe është favorit për ta fituar përsëri, është ekipi më i mirë në Europë, por nuk është më i miri i dhjetë viteve të fundit, – ka thënë Guardiola. – Nëse llogarisim kampionatet, kupat e kështu me radhë, Juventus, Barcelona dhe Bayern kanë fituar 6 ose 7 dhe ata dy. Shpresoj që Solari ka ketë kuptuar më mirë mesazhin tim. Jam i sigurt se tani do të jenë të lumtur”.
Pep ka qenë thumbues kundër trajnerit të ish-rivalëve të tij, por ka ndryshuar ton kur është folur për Maurizio Sarri-n, kundërshtari i tij i ardhshëm. “Njerëzit mendojnë se kur dikush shkon te një klub i madh gjërat do të funksionojnë menjëherë”, ka shpjeguar katalanasi.
“Duhet kohë për të krijuar diçka dhe unë e shikoj që tani dorën e Sarri-t. Po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, janë në finalen e Carabao Cup, janë kualifikuar pa probleme në Europa League, janë akoma në garë për titullin në Premier dhe për Kupën e Anglisë. E kam njohur kur drejtonte Napoli-n vitin e kaluar dhe jam argëtuar shumë duke parë ndeshjet e atij ekipi në televizor”.