Sport Guardiola kërkon Bonuccin, mbrojtësi bardhezi refuzon prerë

Guardiola kërkon Bonuccin, mbrojtësi bardhezi refuzon prerë

Asnjëherë nuk ka pasur një negocim të vërtetë, por mendimi i Manchester City për Leonardo Bonucci është real. Ditët e fundit, klubi anglez është interesuar sërish te rrethi i mbrojtësit bardhezi, duke u përpjekur të kuptojë se cilat mund të jenë rrugët për ta rrëmbyer atë nga Juventusi dhe vënë në dispozicion të Pep Guardiolës. Bonucci, megjithatë, nuk e pranoi ftesën për t’u ulur në një tryezë bisedimesh, edhe për shkak të rinovimit të vitit të kaluar, zyrtarizuar në nëntor, i vlefshëm deri më 2024. Prandaj, “Zonja e Vjetër” është e qetë për prapavijën, ku bën pjesë edhe Leonardo, teksa po studion mundësi të tjera në merkato, veçanërisht për sulmin.

Edin Dzeko është objektivi kryesor i Fabio Paratici, por duhet bindur Roma. Me klubin verdhekuq, që boshnjaku e do aq shumë, do të përballet vetë për të kuptuar se cilat mund të jenë zgjidhjet. Pirlo, nga ana e tij, ka bindje të plotë se Dzeko është funksional për lojën e tij dhe partner ideal për CR7. “9” e Romës, megjithatë, është shumë i lidhur me kryeqytetasit dhe kjo mund të përfaqësojë një pengesë të rëndësishme. Alternativa tjetër mbetet Milik, që dëshiron të largohet nga Napoli.