Sport Guardiola mund Simeonen në duelin e parë, Liverpool sheh gjysmëfinalen

Guardiola mund Simeonen në duelin e parë, Liverpool sheh gjysmëfinalen

Mbajtje topi, lojë, 15 gjuajtje, 2 në portë dhe vetëm 1-0 rezultatin final. Man. City vuajti për të fituar çerekfinalen e parë ndaj Atl. Madrid në Champions League ku në “Etihad” u luajt pothuajse me një portë, vetëm në atë të “los colchoneros”.

Që në fillim, Citizerns dominuan me lojë dhe dhanë sinjale të forta me rastet e krijuara nga Bernardo Silva në 13’ apo De Bruyne në 40’ ku shpërdoruan raste të arta.

Me një pjesë të parë pa gola, ekipi i Guardiolës shtoi presionin dhe sërish De Bruyne rrezikoi me një goditje të grushtuar nga Oblak. Dukej si një mbrëmje e kthyer në personale mes asit belg dhe gardianit slloven por për të shënuar mendoi Phil Foden në 70’ pas një kombinimi të bukur me De Bruyne.

Minutat në vijim janë luftë nervash, ndërkohë që Guardiola humbet Gabriel Jesus për ndeshjen e kthimit pas kartonit që mori sot ndërsa sfida u mbyll 1-0.

Liverpool nuk ndalet as në Champions League. Djemtë e Klopp edhe pse po luftojnë ende në 3 kompeticione vijojnë të fitojnë dhe të jenë në një formë fantastike.

Në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Benficës, “The Reds” arrijnë të fitojnë 3-1, një rezultat i rëndësishëm që u jep qetësi dhe siguri për në “Anfield Road”, me Benfica që duhet të fitojë 2-0 të paktën ta çuar në shtesë. Gjithsesi, dominimi i anglezëve ishte i qartë me lojë dhe raste teksa që në 17’ me asist nga Robertson, Konate dërgon topin në rrjetë me kokë.

Për të konfirmuar dominimin, Liverpool gjen edhe golin e dytë me Mane në pjesën e dytë në 34’ teksa Salah dhe Diaz humbën raste të tjera për të mbyllur ndeshjen.

Fraksioni i dytë të njëjtën panorama dhuroi por me Benficën më sulmuese ku në 49’ shkurton diferencën me Rafa Silva. Vrulli i Liverpool bie disi në fund por gjithsesi arrijnë të shënojnë për të vulosur fitoren me Luis Diaz në 88, një sukses ky që i afron shumë me gjysmëfinalene Champions League.