Pas shifrave të çmendura të shpenzuara nga Manchester City këtë sezon trajneri Guardiola ka kërkuar edhe dy përforcime të tjera në sulm.
Sipas Manchester Evening News, Pep Guardiola ka kërkuar transferimin e Alexis Sanchez të Arsenalit dhe Kylian Mbappe të Monacos.
Trajneri i Manchester City deri me tani ka shpenzuar 246 milionë euro në transferimin e gjashtë lojtarëve.
Vlera e Sanchez do t’i kushtonte City-t 50 milionë euro, ndërsa Mbappe 180 milionë euro, duke bërë kështu skuadrën angleze të thyente rekord, duke u bërë ekipi që ka shpenzuar më shumë gjatë një merkatoje, e ndjekur nga Reali në vendin e dytë me 257 milionë euro.
City deri me tani ka finalizuar transferimet e Bernardo Silvan, Edersonin, Kyle Walkerin, Douglas Luizin, Danilon dhe Benjamin Mendyn.