Qytetarët e Tiranës kanë dalë sërish sot në protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.
Protestuesit hodhën sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë së Brendshme, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës e ujë me presion, para se të nisin edhe arrestimet.
Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe se polici tashmë është në duke u hetuar për një “vrasje të pashpjegueshme”, ndërsa Sandër Lleshaj dha dorëheqjen.