Gurët e çmuar dhe gjysmë të çmuar janë përdorur që nga lashtësia jo vetëm si stoli, por edhe si objekte fatsjellëse.
Shumë prej nesh i vlerësojnë shumë bizhuteritë, por në të vërtetë nuk e kuptojmë se si guri i preferuar është kthyer nga një kristal i thjeshtë në një xhevahir të lëmuar në duart tona.
Thuhet se këto gurë sjellin fat dhe përmirësojnë gjendjen shëndetësore, prandaj zgjedhja e tyre duhet të bëhet me kujdes në bazë të datës së lindjes.
Këto gurë mund të jenë dhurata perfekte për njerëzit që duam dhe çmojmë, si p.sh. anëtarët e familjes ose miq të ngushtë, megjithatë do ishte akoma më bukur nëse u dhurojmë miqve gurin e tyre të përshtatshëm.
Për të lindurit në shenjën e Miut sipas zodiakut kinez, gurët me fat janë diamanti, ametisti dhe smeraldi. Diamantet janë për fat dhe shëndet, ametist për aktivizimin e qëndrueshmërisë, dhe smeraldi për mbrojtjen kundër energjisë negative.
Për të lindurit në shenjën e Kaut, gurët më përshtatshëm janë kuarci rozë dhe smeraldi. Smeraldi është për rritjen e vetëvlerësimit tuaj, kuarc rozë për fat të mirë.
Për ata të lindur nën shenjën e Tigrit, gurët fatsjellës janë agat dhe turmalina. Agat përdoret për shërim dhe turmalina për ruajtjen e fokusit.
Të lindurit në shenjën e Lepurit, gurët më të mirë janë margaritari, guri i hënës dhe peridoti. Perlat ndihmojnë në rritjen e mençurisë, guri hënor pastron mendjen, ndërsa peridot trajton depresionin dhe ankthin.
Për të lindurit në shenjën zodiakale kineze të Dragoit këshillohet rubini, topazi dhe syri i tigrit. Rubini përdoret për rritjen e bujarisë, topazi për pastrimin e mendjes dhe syrin e tigrit për mprehjen e intuitës.
Për të lindurit në shenjën e gjarprit sugjerohet zafiri dhe ametisti. Zafiri përdoret për lehtësimin e shpirtit, ametist për reduktimin e stresit.
Për të lindurit në shenjën e kalit rekomandohen gurët si opali ose peridoti. Opali është i mrekullueshëm për rritjen e kreativitetit, ndërsa peridoti për komunikimin e dëshirave të brendshme dhe për ekuilibrimin e financave.
Gurët e rekomanduar për të lindurit në shenjën e Dhisë janë oniks, perla e zezë dhe e kuqe. Oniksi përdoret për ndërgjegjësimin e aftësive fizike, perlat e zeza për të balancuar disponimin dhe reduktimin e kotësisë.
Për të lindurit në shenjën e majmunit, gurët e rekomanduar topazi dhe kuarci. Topaz përdoret për mbajtjen e qetësisë dhe kuarc për balancimin e natyrës së dyfishtë të majmunit.
Për të lindurit në shenjën e gjelit guri me fat është zafiri, pasi i ndihmon ata në rritjen e intuitës.
Nëse jeni shenja e qenit qelibari është guri juaj pasi ju ndihmon në reduktimin e arrogancës.
Për të lindurit në shenjën e derrit akuamarina dhe opali janë gurët fatsjellës. Akuamarina i ndihmon për rritjen e vëmendjes, ndërsa opali për mbrojtje nga negativiteti.
Cili është guri i çmuar fatsjellës për ju sipas muajit të lindjes?
Mund të befasohesh kur zbulon se ata janë të bukur vetëm për mënyrën se si janë përbërë, dhe se si ndikojnë tek ne në varësi të muajit të lindjes.
Garnet është guri i të lindurve në muajin janar. Simbolizon miqësinë e përjetshme dhe besimin.
Dhurate e përkryer për një mik. Garnet është një gur kristali, i cili thuhet se është përdorur që në periudhën e bronzit si gur i çmuar.
Guri i muajit shkurt është Ametisti, i cili ka ekzistuar që në kohët e lashta, njihet ndryshe guri i “mbretërve”.
Gjithashtu nëse mban një bizhuteri me gurë ametist ndihmon të qartësosh idetë.
Akuamarin është guri i të lindurve në muajin mars. Simbolizon ujin dhe detin. Nëse bëni udhëtime në det atëherë mbajtja e një bizhuterie me gurë akuamarin jua bën udhëtimin më të sigurt.
Diamanti është guri i të lindurve në muajin prill. Ehh ç’mund të themi për këtë gur kaq të çmuar.
Smeraldi është guri i të lindurve në muajin maj. Smeraldi është simboli i rilindjes, i fatit të mirë dhe largpamësisë.
Perla është guri i të lindurve në muajin qershor. Është vërtet gur shume unik sepse është i vetmi që krijohet nga gjallesat e detit.
Rubini është guri i të lindurve në muajin korrik. Nëse mbani një bizhuteri me gur rubin atëherë thuhet që ky gur ngjall shqisat dhe ju nxit imagjinatën. Gjithashtu garanton shëndet, pasuri dhe sukses në dashuri.
Peridot është guri i të lindurve në muajin gusht.
Ky gur thuhet që përthith fuqitë magjike dhe ndihmon për tu mbrojtur nga ëndrrat e këqija sidomos nëse keni fëmijë të vegjël. Ky gur formohet thellë në tokë dhe del në sipërfaqe nga shpërthimi i vullkaneve.
Zafiri është guri i të lindurve në muajin shtator. Nëse mbani një bizhuteri me gur zafiri thuhet që ju mbron nga të këqijat dhe zilia.
Opali është guri i të lindurve në muajin tetor. Ky gur simbolizon shpresën. Dhurohet përgjithësisht për 14-vjetorin e lidhjes ose martesës.
Topazi është guri i të lindurve në muajin nëntor. Topazi është promotor i së vërtetës dhe të thënit “të kam falur” në një mënyre tjetër. Citrina personifikon lumturinë dhe forcën.
Zirkoni është guri i të lindurve në muajin Dhjetor.
Ky gur është përdorur për vite me radhë në bizhuteri që imitojnë diamantin. Ideale për t’u vendosur me fustanin e bardhë të nusërisë. Zirkoni me ngjyrë të kuqe është guri më i shtrenjtë. Turquoise (Bruz) është një nga tre gurët e çmuar të dhjetorit. Ka një ngjyrë të errët jeshile në blu dhe është mjaft i rrallë.
Është përdorur për mijëra vjet si gur i çmuar, por edhe si dekorativ për shkak edhe të ngjyrës unike, por kohët e fundit është zhvlerësuar për shkak të imitimeve që hidhen vazhdimisht në treg.