Extra Habit Gentian Zenelaj: Jam penduar për të gjithë filmat që kam luajtur

Habit Gentian Zenelaj: Jam penduar për të gjithë filmat që kam luajtur

Gentian Zenelaj është një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar prej vitesh si pjesë e ekranit.

Si rrallëherë, ai është bërë pjesë e një interviste ditën e sotme. Ai ishte i ftuar në emisionin “ABC-në e Mëngjesit”, ku ka folur rreth shumë detajeve të pathëna më parë.

Genti ka bërë një deklaratë të pazakontë, ku ka thënë se për të gjithë filmat që ka luajtur është penduar, për shkak të mungesës së investimit për aktorin në Shqipëri.

“Genti është në televizion çdo ditë të vitit, pastaj është edhe në teatër. Nuk i kuptoj dot kolegët e mi që kanë hequr dorë nga teatri dhe pse ka shumë vështirësi. Sepse teatri është një profesion që më shumë jep se merr, si për shembull alpinistët që duhet të blejnë litarët. Unë nuk e kam shumë qejf filmin, nëse do të më jepej në tavolinë mes filmit dhe teatrit do zgjidhja teatër. Për të gjitha filmat janë penduar si ai tatuazhi që i bën. Nuk punohet me aktorit, ti ke një skenë me Kelin, do ta xhirosh po nuk takohesh, thjesht e xhiron në këtë datë dhe kaq”, u shpreh ai.

Mes të tjerash ai ka bërë me dije disa detaje rreth jetës së tij personale. Ai ka treguar se është shumë i lidhur me familjen e tij dhe ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Aktori i humorit ka zbuluar herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale se ka një lidhje shumë të afërt me djalin, Danielin dhe veçanërisht me vajzën, Arian, pasi këtë të fundit e ka angazhuar edhe në botën e televizionit.

“Emocion shumë i madh të punoja me gocën. Unë realisht doja të kisha një kujtim me të. Doja të ishte diçka pozitive për festat. Ka një qasje që duhet të dekorohej shumë shpejt. Pasi siç e thamë 2021 ishte një vit më i vështirë se 2020 se situata ka qenë shumë e rënduar.”-është shprehur ai.