“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, deklaroi komisioneri për Zgjerimin e unionit, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën e përditshme malazeze ”Vijesti”.
”Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit europian, që është në interes të vetë unionit”, theksoi Hahn.
”Maqedonia e Veriut ka bërë përparime domethënëse sidomos me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Greqinë, që i dha fund çështjes së shumëdebatuar për emrin e vendit të vogël ballkanik”, tha Hahn.
”Kjo marrëveshje do të jetë subjekt i librave të historisë”, shtoi ai.
Emri i pasuesit të Hahn është ai i hungarezit, Laszlo Trocsanyi, emërimi zyrtar i të cilit duhet të miratohet nga Parlamenti Europian.