Me zërin duke iu dridhur, Rudina Hajdari ka dalë këtë të enjte para foltores së Kuvendit duke komentuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për nënë e saj, gjyqtaren e Apelit Fatmira Hajdari e cila u shkarkua nga detyra, pasi nuk kaloi vetingun për shkak të probleme të gjetura me pasurinë.
Ajo u shpreh se me këtë vendim, morën përgjigje të gjithë ata që e kanë gjykuar duke thënë se ka qëndruar në Kuvend për të mbrojtur nënën e saj.
“Dita sot ka nisur me një lajm për familjen time. Padyshim shume njerëz jashtë kësaj sallë që më janë hedhur si ujqër, që unë ndjenja në këtë Kuvend për të mbrojtur time më, sot e morën përgjigjen. Unë besoj tek Reforma në Drejtësi, dhe nëse e them këtë për time më, e them për çdo gjyqtar dhe prokuror dhe do ta mbështes këtë reformë deri në fund, sepse shkoj përtej interesave të familjes sime”.
Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtarja e Apelit të Tiranës ka probleme me pasurinë, por avokati i saj Maks Haxhia e konsideroi vendimin e KPK të paligjshëm dhe se do ta apelojnë. Referuar gjetjeve të vetingut ka rezultuar se gjyqtarja ka mungesë burimesh të ligjshme pasurie për vite me radhë.