Deputetja Rudina Hajdari nga Kuvendi u shpreh se Shqipëria po përjeton një situatë të jashtëzakonshëm, ndërsa hodhi akuza për të gjitha partitë politike duke i etiketuar ata si përgjegjëse.
“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, e them këtë duke marrë parasysh atë që ndodh jashtë këtyre mureve. por ja ku erdhëm për fat të keq për shkak të politikës shqiptare në këto 30 vite të fundit. Ka disa individë që sulmojnë njëri tjetrin. Dhuna fillon aty ku mbaron arsyeja, nëse do të flasim për dhunë: Kemi një dhunë të jashtëzakonshme, që kemi një dhunë si jashtë ashtu edhe brenda sic është edhe kryeministri këtu që përdor dhe fyen shqiptarët”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo tha se Rma duhet t’i thërrasë mendjes dhe të marrë masat që situata mos të përkeqësohet më shumë.
“Ne kemi humbur arsyen, sepse nuk kemi zgjidhje për konfliktet në disa qytete. Pritet që të ketë akoma përplasje. Jemi në një realitet, i cili kërkon një politikë, kërkon politikanë, shtetas dhe shtetarë që i japin zgjidhje dhe jo prej tyre që i hedhin benzinë zjarrit. Kryeministri po e humb mbështetjen që ka, sepse po e përdor këtë Kuvend për të shantazhaur. Ai thotë: Ka mbështetjen ndërkombëtarë, por ai mori përgjigjen për mos-hapjen e negociatave. Përgjimet tregojnë një të vërtetë që janë shqetësuese për të gjithë. Prokuroria ka humbur funksionimin dhe ndodhet në një kolaps. Këto dosje mund të përfundojnë pa hetime për shkak të kohë. Po kërkohet mbyllja e dosjes të nxehta, ku janë të përfshirë politikanë që janë mbi ligjin. Është koha që ta marrin fatin tonë në dorë dhe të gjemjë rrugëdaljen nga kjo situatë. Ju vijoni këmbëngulni se zgjedhjet do jenë më 30 qershor. Nëse pretendoni se do ketë konflikt civil e vrasje si më 2 prill. A nuk duhet të ruani jetët e njerëzve dhe mos dilni të thoni se do mbrojmë shtetin e së drejtës. A nuk i jepni ju Shqipërisë edhe më viktima. Çdo ndodhë më tej. A është kjo mënyra për ti thënë shqiptarëve se pa ju bërë ju viktima, nuk bëjmë dot zgjedhje. Thirrini mendjes, koha po ju mbaron. Duhet me çdo kusht të evitojmë viktimat. Merrni gjithë masat për të evituar këtë situatë”, tha ajo.