Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Durrësit për fazën e parë të rindërtimit pas tërmetit. Në përfundim të kësaj faze do të mundësohet rikthimi i të prekurve nga tërmeti në 1859 apartamente deri në fund të Marsit, në godinat e pabanueshme ku nevojiten vetëm meremetime të thella.
Kreu i qeverisë vizitoi një pallat me dëmtime mesatare për shkak të tërmetit të nëntorit. Gjatë bisedës me një administrator ndërtimi, i cili tha se nuk ka fuqi punëtore, Rama u shpreh se do të vijnë punëtorë të huaj nga jashtë vendit prandaj disa ditë më parë kaluan në Kuvend një ligj.
“Ky është problemi kryesor, e ka gjithë Shqipëria. Duam punë, duam punë dhe në fund mirë që duan punë shteti, por edhe kur i thua hajdeni kualifikoheni jo të gjithë janë gati. Megjithatë ne kemi kaluar ligjin për të lehtësuar maksimalisht sjelljen e fuqisë punëtore nga jashtë. Kështu është fakti jo vetëm tek ne, por këtu tek ne ankohen të gjithë në kafene. Do i sjellim punëtorët nga jashtë, sado që absurde të duket. Prandaj e kaluam ligjin, që rindërtimin ta kemi pa probleme fuqie punëtore. Do t’i sjellim punëtorët nga jashtë. Vijnë të tjerët nga fundi i botës punojnë në Shqipëri, ndërsa këtu të gjithë rroga shteti”.
Ndërkohë, Rama ka bërë edhe disa batuta me disa djem që ishin ulur në një nga lokalet buze rrugës.
Pasi ka përshëndetur qytetarët që ishin të ulur në kafene, Rama iu është drejtuar një tavoline ku ishin ulur tre djem te rinj.
Rama: Hë mo çuna, mirë ë?
Djemtë: Mirë mo Edi, mirë
Rama: S’keni punë e?
Djemtë: Po, pa punë
Rama: Po hajt pra puno këtu (i tregon pallatet që po riparohen)
Njëri nga djemtë: Ça në ndërtim?
Rama: Po ça do ti të punosh, do të punosh doganier?
Djali: Po kam mbaruar shkollën unë
Rama: A ke mbaruar shkollën ti, jurist.