Hakerat iranianë kanë publikuar emrat e drejtuesve dhe shefave të sektorëve në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Dokumentin, hakerat e kanë bërë publik mbrëmjen e së mërkurës në rrjetin social, Telegram.
Në listë, janë rreth 400 emra të zyrtarëve që punojnë në SHISH.
Para disa ditësh, hakerat publikuan edhe të dhënat për automjetet e shqiptarëve, si dhe të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama, bashkë me udhëtimet e tij jashtë vendit që janë regjistruar në sistemin TIMS.
Më herët hakerat kanë publikuar lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.
Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.