Kuriozitete Hakmarrja “pikante”, i dërgon bisedën të atit të tij: Shiko se çfarë...

Hakmarrja “pikante”, i dërgon bisedën të atit të tij: Shiko se çfarë u shkruan femrave yt bir

Nuk është aq e lehtë të shpëtosh nga një femër e nervozuar… Ky është edhe rasti i Katie Pfeffer nga Kolorado, e cila është ndjerë e ofenduar nga komenti i një djali.

Në adresën e saj në një rrjet social që shërben për njohje dhe takime online, një djalë  i ka bërë një koment ironizues dhe diskriminues.

Pasi kishte parë profilin e saj dhe fotot e postuara, i shkruan:  Edhe ti je thjeshtë nga ato vajzat seksi, por “torollake”. Të paktën profili jot kështu lë të kuptohet.

Kaq ka mjaftuar që vajza të mendojë një mënyrë të mirë ndëshkimi, ku pas një “investigimi” ka gjetur në rrjetet sociale të atin e djalit, të cilit i ka treguar mesazhin që i ka ardhur nga i biri.

“Ndjesë për mesazhin e papritur, por mendoj se duhet ta dish se në ç’mënyrë u flet djali jot femrave”.

Më pas ajo i ka postuar bisedat në Twitter duke marrë reagime të shumta, pëlqime dhe shpërndarje.

“Mu desh vetëm 5 minuta  për të gjetur Instagramin e të atit. Asnjëherë mos i nënvlerësoni aftësitë investiguese të femrave”.

Më pas ajo ka etiketuar edhe një person në postime, ku i sqaron se pas kërkimeve të saj, i rezulton se Lake punon në kompaninë e tij.

“General Mills, pas këtij postimi kam marrë 4 mesazhe nga vajza të ndryshme, të cilat më kanë treguar se ky është një njeri abuziv, manipulues dhe racist. Gjithashtu kam zbuluar se ai punon si praktikant për kompaninë tuaj. Nëse do të dëshironit të dinit më shumë, ju lutem më shkruani”.

Ndërkohë komentet e njerëzve që kanë parë pozimet kanë qenë në mbështetje të saj, madje duke bërë humor dhe duke kërkuar që FBI ta punësojë pas lehtësisë së saj për të investiguar dhe gjetur persona që nuk i njeh.