Një zhvillim të ri kanë marrë hetimet që kanë nisur në Itali nga janari i vitit të kaluar kur trupi i 47-vjeçarit shqiptar Astrit Lamaj, u gjet i murosur brenda një banese.
Lamaj rezultonte i zhdukur prej janarit të vitit 2013, ndërsa pas zbulimit të trupit të pajetë u arrestuan 4 persona, 3 burra dhe një grua. Ndërkaq, orët e fundit, mediat italiane njoftojnë se është lëshuar një urdhër-arresti për 45-vjeçarin Salvatore.T, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, si anëtar i Cosa Nostrës.
Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen në Monza të Astrit Lamajt, të cilin më pas e murosën brenda një vile. Janarin e kaluar, punëtorët bënë një vrimë në një mur për të kryer disa rinovime, kur u gjendën përpara një skene të ngjashëm me një film horror.
Salvatore ka pohuar se Lamaj kishte guxuar të ofendonte gruan e gabuar. Lamaj kishte pasur një lidhje dashurie me një italiane 62-vjeçare. Pasi ishte ndarë nga ajo, që ishte edhe pronare e një argjendarie, i kishte grabitur disa bizhuteri.
Në rrëfimin e tij, anëtari i Cosa Nostrës u tha hetuesve se ajo kishte paguar 100 mijë euro për vrasjen dhe më pas murosjen e 45-vjeçarit Lamaj.