Sport Hansi Flick merr drejtimin e Barcelonës

Hansi Flick merr drejtimin e Barcelonës

Tani është zyrtare, Hansi Flick emërohet trajner i Barcelonës deri në vitin 2026.

Gjermani ishte konsideruar prej kohësh në krye të “Blaugranave” nga shumica e shtypit evropian dhe këtë të martë, pasi klubi katalan zyrtarizoi largimin e Xavi Hernández, erdhi edhe njoftimi për emërimin e ish-trajnerit të Bayernit të Munihut.

Hansi Flick mbërrin te Barcelona pas tri vitesh në krye të kombëtares gjermane. Më parë, trajneri gjerman kishte zëvendësuar Niko Kovac në krye të Bayernit, pasi kishte udhëhequr klubin gjerman drejt suksesit të trefishtë në sezonin 2019-2020: Bundesligë, Champions League dhe Kupë e Gjermanisë.

Flick mbërrin te Barça me një palmares të pasur, pasi numëron trofe të rëndësishëm: Një Champions League, dy Bundesliga, një botëror për klube, një Superkupë të Europës, një Kupë të Gjermanisë, një Superkupë të Gjermanisë.

Nga ana tjetër, ka përvojë të madhe në pankinë, pasi ka qenë krahu i djathtë i Joachim Löw në kombëtaren gjermane nga viti 2006 deri në 2014, pozicion të cilin e la pas fitimit të Kupës së Botës në Brazil.

Ai mori postin e drejtorit sportiv në Federatën Gjermane të Futbollit dhe pesë vjet më vonë u emërua trajner i përkohshëm i Bayernit, pas largimit të Niko Kovač në vitin 2019.