Bayern Munchen ka marrë një humbje zhgënjyese në kampionat këtë të shtunë duke rrezikuar seriozisht vendin e parë në renditjen e Bundesligës.
Kampionët në fuqi u mundën 3-2 në transfertë ndaj Munchengladbah, në një ndeshje që nisi shumë keq për bavarezët.
Bayern luajti më shumë se 85 minuta me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Upamecanos, që ndikoi seriozisht në lojën e miqve.
Stindle kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 13 të takimit dhe në minutën e 35 ishte Choupo Mouting ai që barazoi për Bayern.
Në pjesën e dytë miqtë ndjenë dhe lodhjen, kjo dhe për shkak të ndeshjes së zhvilluar në mesjavë në Champions League, dhe pësuan dy gola të tjerë. Rezultati u shkurtuar nga Tel në minutën e 94, por kjo vetëm për statistikë.
Tashmë, Bayern mban ende vendin e parë, por pret ndeshjen e Union Berlin që në rast se fiton e kapërcen në klasifikim.