Jim Belushi është një nga aktorët më të mëdhenj me origjinë shqiptare, dhe për asnjë çast nuk ka nguruar të tregojë origjinën e tij.
Së fundmi ai ka hapur një lokal në Oregon, SHBA, ku ka dhe fermën e tij. Por e veçanta e këtij lokali, është emri që i ka vendosur, një emër tipik shqiptar.
“Engjëll Cafe”, e ka quajtur aktori, duke treguar kësisoj se nuk i ka harruar rrënjët shqiptare.
Postimi i tij në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta kanë qenë komentet e shqiptarëve që i përgjigjeshin me simbolin e flamurit tonë kombëtar.
Prej disa vitesh ai është shkëputur nga ekrani, ndërkohë që në fermën e tij po merret me kultivimin e marijuanës, e cila është e legalizuar.
View this post on Instagram