Opozita ka propozuar amendamentin për hapjen 100% të listave të kandidatëve. Sipas saj, çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit.
Opozita ka rikonfirmuar se ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cenojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje.
Sipas opozitës, ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njëanshme të nga njëra palë, për ti shërbyer interesave të ngushta politike, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme.