Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi se listat e hapura tashmë janë një fakt. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste të Belshit, Balla tha se ata që refuzojnë propozimin e PS për listat, janë humbës.
“Hapja e listave tashmë është një fakt dhe nuk ka më kohë për të humbur, për të votuar Kodin Zgjedhor. Humbësit përsëritës duhet të heqin dorë nga ndërtimi i alibive, duke u fshehur pas akuzave dhe bllofeve. Ne jemi gati ta diskutojmë propozimin në mënyrë gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe brenda pak javësh duhet të kemi miratuar reflektimin në Kod të ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimet e propozuara janë të bazuara në modelet e Austrisë, Belgjikës, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë etj. Lista e kandidatëve të subjektit zgjedhor do të jetë 100% e hapur. Çdo kandidat në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit.”
Balla shtoi se propozimi i socialistëve ruan pragun e përfaqësimit gjinor. Një deklaratë e tillë e tij vjen pas reagimit të presidentit Ilir Meta, që kërkoi të hapen listat ose të largohen ata që pengojnë këtë proces.