Seanca e sotme plenare, ashtu si kurse pritej, është shoqëruar me kaos ende që pa nisur.
Garda e Republikës ka ndaluar deputetët e përjashtuar që të futen brenda Kuvendit. Kjo ka acaruar deputetët e tjerë që nuk janë në listën e të përjashtuarve.
“Hapni derën”, “Kush je ti”, “Shoqja Lindita, a mund të futem”, janë disa nga thirrjet e deputetëve.
Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një efektiv të gardës dhe thyen xhamin e derës kryesore.
Deputetët e PD pretendojnë se Garda po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar.
“Është i papërjashtur pse e pengon?!”- dëgjohet të thotë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmen Bardhi, duke iu referuar deputetit Dash Sula, i cili tenton të hyjë duke u hedhur sipër efektivëve të gardës.
Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.
Ndërkohë, pritet të kalohen ndryshimet e rregullores së Kuvendit, nga ku parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që shkelin rregullat.
Deputetët e përjashtuar
Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu