Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen diplomatit amerikan, Henry Kissinger, i cili sot mbush 100 vjeç. Përveçse citon një shprehje të Kissinger, Rama e quan atë “big boss”.
“Happy birthday big boss! “Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë”, Henry Kissinger, sot plot 100 vjeç”, shkruan Rama.
Henry Alfred Kissinger është një diplomat dhe politikan amerikan. Ai ka shërbyer si Sekretar Shteti i SHBA dhe këshilltar sigurie për administratat e presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford. Ai ka fituar edhe një çmim Nobel për Paqe në vitin 1973 për negociatat për një armëpushim në Vietnam.