Politika Haradinaj, kritika për Kurtin para Ramës: Ka agjendë ruse e serbe. E...

Haradinaj, kritika për Kurtin para Ramës: Ka agjendë ruse e serbe. E ka quajtur Sekretarin Blinken naiv

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur me tone të ashpra ndaj Albin Kurtit në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve.

Sipas tij, Kurti ka agjendë ruse e serbe.

“Kryeministri (Kurti) ka shkuar deri aty sa ka e ka quajtur Sekretarin Blinken naiv, prandaj jemi aty ku jemi. Vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë e kemi të gjejmë një veprim të hajrit, çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me agjendën e Rusisë e Serbisë. Për të qenë i hapur me ju, Rama e Spiropali, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe të gjithë në sallë e dinë shkakun”, tha Haradinaj.

“Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve. Me Shqipërinë është ndryshe, se vëllau te vëllau shkon e vjen kurdo. Çdo herë është ndjenjë e mirë të jemi bashkë. Shqipëria ka bërë kujdes se nuk është përzier në fushatat tona të brendshme zgjedhore. Kërkoj ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin, jo përmes partneritetit me paqe, por përmes planit aksional të anëtarësimit”, theksoi më tej Haradinaj.