Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar bashkëpunim të të gjithë faktorëve për Kosovën.
Në një deklaratë gjatë takimit me mbështetës të tij, kandidati për president tha se nëse pas 4-5 vitesh Kosova nuk është në NATO, nuk janë liberalizuar vizat, nuk është njohur nga 5 vendet e BE dhe nuk është anëtarësuar në OKB, do të kërkoj referendum për bashkim me Shqipërinë.
“Dua të shtroj një pyetje para të gjithë juve; çfarë do të ndodhë pas 4-5 vjetëve nëse nuk ka progres në Kosovë?
Nëse Kosova nuk është në dyert e NATO-s, e nëse Kosova jo vetëm që ka liberalizim të vizave nga Bashkimi Evropian, që na la kaq gjatë të presim, por nuk na ka njohur ende pesëshja e BE e na mbajnë zvarrë në dialog siç na mbajtën deri tani, e nëse nuk jemi në dyert e OKB-së, a do pranojnë ata që më kundërshtuan mua kur isha në qeveri.
Nuk duhet të pranojmë më të jemi konflikt i ngrirë siç thotë Vuçiç, por atëherë do të hyjmë në referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj.