Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se presioni i ndërkombëtarëve për taksën ndaj Serbisë, ishte një tjetër arsye për dorëheqjen e qeverisë.
Në një intervistë për një të përditshme, ai kritikoi vendet e KUINT-IT, të cilat sipas tij, po bëjnë presion të vazhdueshëm mbi Kosovën, por jo dhe mbi Serbinë.
“Nëse duan destabilizimin e Kosovës, ose kthimin e krizave në Ballkan, edhe mund ta bëjnë. Por ashtu nuk fiton askush, as Kosova, as rajoni, e as Bashkësia Ndërkombëtare”, theksoi Haradinaj.
Ai shtoi se taksa ndali Beogradin dhe se ky vendim u mirëprit nga qytetarët e Kosovës.