Partitë e koalicionit të djathtë kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kreu i qeverisë së Kosovës, përmes një postimi në faqen e tij ka bërë me dije se është takuar me Fatmir Mediun, Agron Dukën, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen.
Haradinaj shprehet se gjatë takimit u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve.
Kujtojmë se ky takim mes tyre vjen edhe në një kohë kur kryeministri Haradinaj dhe Rama ashpërsuan tonet pas samitit të Berlinit.
Postimi i Haradinaj:
Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.
Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.
Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike.