Nëse keni planifikuar që këtë verë të udhëtoni drejt plazheve të mrekullueshëm të Mesdheut, apo të vizitoni kryeqytet plot diell të vendeve të BE-së, bëni mirë të jeni të përgatitur, pasi ka të ngjarë që kufijtë e BE-së të mos hapen deri në shtator.
Paralajmërimi erdhi nga Presidenti francez Emmanuel Macron, dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të cilët deklaruan disa ditë më parë se kufijtë e jashtëm të zonës Shengen dhe Shtetet e Asociuara të Shengenit nuk do të hapien gjatë verës, pavarësisht sezonit turistik, për të parandaluar një valë tjetër të epidemisë së koronavirusit.
Presidenti Macron ngriti mundësinë që kufijtë e jashtëm që mbeten të mbyllura deri vjeshtë për të gjitha vendet që nuk janë pjesë e Zonës Ekonomike Europiane, përfshirë këtu edhe vendin tonë.
Emmanuel Macron përmendi në mënyrë të veçantë shembullin e Shteteve të Bashkuara, ku kriza e koronavirusit do javë të tëra që arrijë kulmin. Ai u ndal gjithashtu edhe tek Afrika ku situata po zhvillohet ndryshe. Në Azi, sipas tij, mund të ketë një valë të dytë epidemie, duke e detyruar unionin të mbajë mbyllur kufijtë.
Vetëm javën e kaluar, Komisioni Evropian ftoi shtetet europiane pjesë e Zonës Shengen të zgjasin mbylljen e kufijve të jashtëm për udhëtime jo thelbësore deri në 15 maj.
Deri më tani, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zbatuar kufizimet e udhëtimit të udhëzuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Europian, duke bërë që mijëra qytetarë shqiptarë të mbesin të bllokuar në vendet anëtarë.
Por mbyllja e Zonës Shengen deri në shtator, do të rriste edhe më shumë presionin për ata që duan të kthehen në Shqipëri, duke detyruar autoritetet të shtojnë operacionet e riatdhesimit. Po aq e vështirë parashikohet të jetë edhe hyrja në vendet anëtare, shumica e të cilave kanë mirëpritur deri më tani deklaratat e Macron.
Paralajmërim i fundit i presidentit francez ka shuar shpresat e atyre që synojnë të aplikojnë për një vizë Shengen gjatë gjithë kësaj periudhe. Nëse Komisioni Europian vendos zyrtarisht mbylljen e kufijve të jashtëm deri në shtator, shqiptarët do ta kenë të pamundur të udhëtojnë në këto vende edhe nëse aplikojnë për vizë.
Edhe pasi të ulen rreziqet nga pandemia, dhe Zona Schengen fillon të kthehet në normalitet, vendet anëtare do të fillojnë të kërkojnë dokumente shtesë në lidhje me kushtet shëndetësore të aplikantit.
Një zyrtar i BE-së ka konfirmuar se edhe pasi të hapen kufijtë, ata që dëshirojnë të udhëtojnë në Zonën Shengen do të duhet fillimisht të bëjnë tamponin për Covid-19.
“Kur Kufijtë e Shengenit hapen në shtator, aplikantët për viza mund të kenë nevojë të bëjnë testin e koronavirusit”, tha ai për “Euractiv”.
Zona Shengen përbëhet nga 22 shtete anëtare europiane, plus Norvegjinë, Zvicrën, Islandën dhe Lihtenshtajnin.
Zyrtari gjithashtu vuri në dukje se pasi vaksina COVID-19 të jetë e disponueshme për të gjithë, aplikantët për vizë gjithashtu do të duhet që të vaksinohen në të ardhmen, në veçanti, nëse virusi mbetet aktiv.