Më në fund Harry Kane bavarez. Pas bisedimeve që zgjatën pafund, kampionët e Gjermanisë kanë prezantuar 30-vjeçarin anglez si bomberin e ri të skuadrës.
Bayerni dhe Tottenhami arritën akordin final për 100 mln euro + 15 të tjera në formë bonusesh. Ndërkohë që Kane do të jetë pjesë e skuadrës së Tuchel deri në 2027.
Kontratë nga e cila do të përfitojë 25 mln euro në sezon. Sulmuesi anglez kaloi te Tottenhami 19 sezone mes ekipeve të moshave dhe skuadrës së parë.
Aventura me Spurs u mbyll me 435 ndeshje, 280 gola dhe 64 asiste. Kane nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë transferim.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Bayernit, një prej klubeve më të rëndësishme në botë. Klub me një mentalitet të fortë fituesi”.
Nuk mungon përshëndetja për Tottenhamin dhe tifozët e skuadrës londineze. “E kam të vështirë të gjej fjalët për të përshëndetur klubin dhe tifozët që kanë bërë shumë për mua. Do të jeni gjithmonë në zemrën time. Faleminderit Tottenham, faleminderit tifozë”, shkruan goleadori më i mirë në histori i kombëtares angleze.
🎬 Action! FC Bayern proudly presents 𝐇𝐀𝐑𝐑𝐘 𝐊𝐀𝐍𝐄. #ServusHarry pic.twitter.com/93IWBU7TOx
— FC Bayern München (@FCBayern) August 12, 2023