Shëndet “Harta” e fytyrës, skaneri natyral që ju tregon problemet me organet

“Harta” e fytyrës, skaneri natyral që ju tregon problemet me organet

Lëkura është një nga pjesët e para të trupit që shfaq simptoma kur diçka nuk shkon mirë me trupin tuaj, sidomos lëkura e fytyrës.

Sipas mjekësisë kineze, çdo pjesë e fytyrës përfaqëson një organ të caktuar në trup. Shenjat janë: aknet, puçrrat, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, skuqjet etj.

Balli: Fshikëza e urinës dhe zorra e hollë

Shkaktari: Konsumimi i tepërt i yndyrës, ushqimeve të përpunuara, alkoolit, sheqerit dhe qëndrimi deri natën vonë mund të shkaktojnë vështirësi në procesin e tretjes.

Kura: Ushqime të freskëta, shumë ujë, konsumim të moderuar të alkoolit dhe fjetje në orën e duhur.

Hapësira mes vetullave: mëlçia

Shkaktari: Stomaku mund të jetë duke funksionuar më shumë se ç’duhet, pasi keni ngrënë shumë dhe mund të jeni alergjik ndaj disa ingredientëve.

Kura: Rekomandohet që të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, të merrni ajër të p1astër, të bëni ushtrime fizike etj.

Harku poshtë syve: veshkat

Shkaktari: Konsumimi i tepërt i alkoolit, duhanit, qarkullimi i keq, zemër të dobët. Kura: Duhet të konsumoni shumë ujë dhe të ulni nivelin e kafeinës, pijeve të sheqerosura dhe alkoolit. Shikoni nëse jeni të dehidratuar.

Hunda: Zemra

Shkaktari: Dhomat e mbyllura, ajri i ndotur, gazrat, stomaku i fryrë, qarkullimi i keq i gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë disa probleme në këtë pjesë të fytyrës.

Kura: Kontrolloni tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Çaji jeshil organik mund t’ju ndihmojë në nxjerrjen jashtë të toksinave.

Pjesa e sipërme e faqeve: mushkëritë

Shkaktari: Astma, duhani, ndotja e ajrit.

Mund të shkaktojnë edhe qeska të zeza poshtë syve.

Kura: Qëndroni larg ajrit të ndotur dhe duhanit. Kryeni edhe sa më shumë aktivitete fizike.

Faqet: Mushkëritë dhe Veshkat.

Shkaktari: Duhani, stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe konsumimi i tepërt i sheqerit.

Kura: Mos konsumoni ushqime të pashëndetshme dhe përdorni produkte kozmetike të cilësisë së mirë.

Goja dhe mjekra: stomaku

Shkaktari: Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, dhe simulantët si kafeina dhe alkooli. Qëndrimi deri natën vonë dhe stresi mund të shkaktojnë mosbalancim.

Kura: Nisni një dietë që ju ndihmon në balancimin e trupit. Konsumoni sa më shumë ushqime. Nëse problemet vazhdojnë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Nofulla dhe qafa: Hormonet

Shkaktari: Konsumimi i tepërt ushqimeve të kripura, erëzave, kafeinës dhe mungesa ujit.

Kura: Konsumoni më pak nga këto ushqime dhe pini sa më shumë ujë./shendeti.com.al/