Aktualitet Harta e re gjyqësore, Haxhia: Hapi final i avokatëve, Gjykata Kushtetuese

Harta e re gjyqësore, Haxhia: Hapi final i avokatëve, Gjykata Kushtetuese

Pas vendimit të qeverisë për miratimin e hartës së re gjyqësore, ka ardhur reagimi i avokatëve. Ata kundërshtojnë këtë vendim dhe thonë se pasojat do të jenë të rënda nëse aplikohet.

“Kjo është harta më e gabuar që ka marrë KLGJ. Pasojat do të jenë të rënda nëse kjo hartë do të aplikohet”, u shpreh avokati Maks Haxhia.

Haxhia theksoi ndër të tjera se hapi i fundit i avokatëve do të jetë Gjykata Kushtetuese.

“Hapi jonë final të ndodhur në këto kushte, do të jetë Gjykata Kushtetuese. Ky këshill ka ngritur një grup i cili do të paraqesë materialin për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Haxhia.

Ai theksoi se për këtë punë do të përfshihen ekspertët më të mirë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi ditën e sotme miratimin e hartës së re gjyqësore. Ai u shpreh se në gjykatat që do të mbyllen nuk do të cënohet shërbimi gjyqësore dhe renditi fazat në të cilën do të kalojë implementimi i hartës.