Bota Harvey Weinstein dënohet me 23 vjet burg për abuzime seksuale

Harvey Weinstein dënohet me 23 vjet burg për abuzime seksuale

Ish-producenti i fuqishëm në Holliwood, Harvey Weinstein është dënuar sot me 23 vjet në total me akuzën e abuzimeve seksuale ndaj dy grave në dy periudha të ndryshme.

Vendimi u mor nga Gjykata e Nju Jorkut, e cila gjykoi producentin si fajtor për përdhunimin e asistentes së tij Mimi Haleyi në vitin 2006, dhe të aktores Jessica Mann në vitin 2013.

Për akuzën e parë Weinstein do të dënohet me 20 vjet burg, për të dytën me tre.

Dënimi do të kryhet i tëri së bashku, sipas vendimit të gjykatës amerikane. Weinstein ishte i pranishëm gjatë leximit të vendimit, edhe pse nga gjendja e tij e rënduar shëndetësore ndodhet në karrocë, ndërkohë që viktimat përqafoheshin të çliruara.

Weinstein, diku një nga figurat më të njohura të industrisë kinematografike, është akuzuar vitet e fundit për një seri abuzimesh ndaj vartëseve dhe aktoreve që ai përfaqësonte.