Policia e Tiranës ka sekuestruar mbi 43 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe vuri në pranga poseduesin e saj, Alfred Muratin.
Arrestimi i 35-vjeçarit u bë pas informacioneve në rrugë operative se një shtetas po transportonte sasi të konsiderueshme lënde narkotike me automjetin e tij tip Mercedes Benz në kryeqytet dhe u ndalua nga policia, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar u gjetën qese plastike të mbushura me lëndë narkotike.
Efektivët e policisë sekuestruan lëndën narkotike, automjetin e përdorur për transportin e saj si dhe dy aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të Alfred Muratit për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.