Beteja me kanabis sativën ka sjellë edhe largimin e parë nga radhët e Drejtorisë së Policisë Shkodër. Bëhet fjalë për Paulin Çupin, i cili për disa vite me radhë ka drejtuar Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës.
Burime bëjnë të ditur se arsyeja e largimit të numrit 1 të Policisë në Vau Dejës lidhen me betejën ndaj kanabisit. Në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit, njësia administrative Temal dhe nga ana e Policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë.
Për këtë arsye Paulin Çupi është larguar nga detyra, ndërkohë në vend të tij është emëruar Bardhyl Saliu.