Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Heidi Baci ka festuar ditëlindjen e saj ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj i cili shkruante: “Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua dhe kur s’ta them”.
Në mes të postimeve të ditëlindjes Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”. Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund t’i ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifti nuk na ka dhënë asnjë detaj. Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt.
Ndoshta kjo unazë, është edhe propozimi i shumë pritur që vetë finalistja e “Big Brother” ishte duke pritur. Megjithatë, çifti deri më tani ka preferuar që mos të deklarojë asgjë në lidhje me planet e tyre në jetën private.
Dyshja u njohën gjatë eksperiencës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3”, e cila duket se po ecën mirë edhe jashtë. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë. Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëri-tjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media.
Edhe pse kishte dyshimte të shumta nëse do ta vazhdonin atë që nisën në “Big Brother VIP”, duket se çifti u ka dhënë fund këtyre aludime pasi në shumë dalje janë parë bashkë. Pothuajse gjithë verën çifti është parë bashkë, ku kanë qenë vende te shumta ku kanë shkuar. Disa herë vetëm dhe disa herë në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, çifti është shfaqur më i lumtur se kurrë.
Që pas përfundimit të “Big Brother”, Heidi ka zgjedhur që të vijë për të jetuar në Shqipëri, për të qenë edhe më pranë partnerit të saj. Që ditët e para pas eksperiencës televizive, ata menjëherë nisën edhe të jetonin së bashku, duke shijuar këtë histori dashurie larg vëmendjes së mediave. Vera për ta ka qenë e mbushur me ditë pushimi ku udhëtimet kanë qenë kryefjala e tyre.
Vetë Heidi ka publikuar në rrjetet sociale edhe videot e fotot nga takimi i Romeos me familjen e saj, duke na zbuluar kështu edhe raportet e shkëlqyera që tashmë familjet kanë. Në ato dalje publike që Heidi që ka pasur, ajo ka folur për historinë e dashurisë, duke u shprehur se është më e dashuruar se kurrë. Ajo ka treguar se do të jetojnë së bashku në Shqipëri, ndërsa shtoi se familjarët e tyre ende nuk janë takuar pasi prindërit e saj janë në Itali. Sa u përket planeve për martesë, Heidi tha se po pret propozimin nga Romeo Veshaj.
“Ne nuk ndahemi dot. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët aq të futura në Itali, siç është Romeo këtu. E kemi folur dhe unë dua të nxjerr të drejtën time pse ti jo andej dhe unë këtej. Unë jam më tepër tek Shqipëria, sepse më ka pëlqyer. Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në mënyrë më të thellë. Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël. Prindërit e mi ende nuk kanë ardhur këtu, por do të shkojmë së shpejti atje, flasim shumë në telefon. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, tha ajo në “Top Arena”.
Ndaj jemi të sigurt që dasma e Romeos dhe e Heidit do të jetë një atraksion edhe në rrjetet sociale, duke bërë që fansat ta shijojnë ceremoninë e dyshes. Por deri atëherë ka ende kohë, ndonëse gjërat për çiftin janë bërë serioze.