Aktualitet Hej “Kampion” nëna, ajo që të rriti, vdiq! Aktivisti i shkruan Pirro...

Hej “Kampion” nëna, ajo që të rriti, vdiq! Aktivisti i shkruan Pirro Dhimës: Kishe turp të quheshe shqiptar, e gjetën komshinjtë

Bamirësi dhe aktivisti Ilir Hoxholli i shkruan një mesazh Pirro Dhimës, për ndarjen nga jeta të nënës së tij e cila u gjet e pajetë sot në Himarë. Lajmin e konfirmoi dhe Policia, e cila tha se kishte dyshime se 75 vjeçarja kishte ndërruar jetë prej 3-4 ditësh.

Ndryshe nga mesazhet formale të ngushëllimit, Hoxholli i shkruan Pirro Dhimës për nënën që e rriti dhe e lindi shqiptar, kombësi të cilën ai e mohoi dhe u deklarua grek. Megjithatë, nëna e tij jetonte e vetme në Himarë dhe sot komshinjtë e gjetën të pajetë.

Pirro Dhima është fitues olimpik i peshëngritjes, sport në të cilin ka fituar tre herë medalje ari.

Ilir Hoxholli

Mesazhi i Ilir Hoxhollit:

Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, vdiq, e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks, nje Tetor, dita te moshuarve. E kishe per turp te quheshe shqiptar “kampion” por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty “kampion” qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete “kampion”.

Se jeta nuk eshte medalje, fame, e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite.

HISTORIA

E ndjera ka punuar gjatë gjithë jetës në Tiranë duke i rritur të dy djemtë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa shembja e komunizmit bëri që të ndryshojnë gjërat edhe për familjen Dhima. Piro shkoi në Greqi ku 13 vite më vonë u shpall kampion bote në peshëngritje. Ky ishte suksesi i madh i parë i tij, i cili do ta bënte një hero në Greqi. Disa vite më vonë, Dhima u zgjodh deputet i partisë së majtë greke PASOK.

Ai nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet jo shumë dashamirëse ndaj Shqipërisë, duke dalë publikisht me personazhe të njohur që punojnë për aneksimin e jugut siç është Babis Karathano dhe grupet ekstremiste greke.

Marrëdhënia me nënën

Piro Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij. Ndoshta kjo shpjegon edhe faktin se përse e moshuara u gjet e vdekur pas 3-4 ditësh sipas policisë, në gjendje të dekompozuar. Kur mediat greke kanë shkruar për këtë fakt, e kanë përshkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou.

Piro Dhima me bashkëshorten Anastasia Sdougou

Kjo e fundit ishte shumë vite me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës, ç’ka çau marrëdhëniet mes tyre. Edhe në intervistat për mediat greke dhe shqiptare, Piro nuk e përmend nënën e tij, por thotë se është rritur nga gjyshja në Himarë.

”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë në një intervistë në mediat greke.

Emri i nënës së tij mungon edhe në “CV-në” e medalistëve botërorë, ndryshe nga të tjerët, në pjesën e emrit të nënës shënohet “I padisponueshëm”.

Bashkëshortja e tij Anastasia Sdougou ndërroi jetë nga kanceri disa vite më parë, por duket se marrëdhëniet mes nënës dhe atij nuk ishin rikuperuar.

Vëmendja ndaj jetës së një medalisti botëror ka qenë tepër e madhe nga mediat lokale greke apo ndërkombëtare, por ndryshe nga bashkëshortja, fëmijet dhe shokët, Piro nuk e nxori kurrë nënën e tij në media.

Si u largua Piro Dhima nga Shqipëria

Ai u largua në 7 shkurt 1991 për në Greqi gjoja për një operacion, por nuk u kthye më në vend. Krahas Greqisë, ku ka dhënë kontributin më të madh, Piro Dhima ka edhe disa rezultate me Shqipërinë para viteve ’90.

Piro Dhima, Luan Shabani dhe Fatmir Bushi e renditën Shqipërinë të dytën në Kupën e Kombeve të mbajtur në dhjetor 1990 në Antalja të Turqisë.

Një sukses i ngjashëm u arrit për Shqipërinë edhe në Aalborg të Danimarkës, ku Dhima pati kontakte me drejtues të Federatës Greke të Peshëngritjes. Në këto takime ai shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ta, por situata politike në Shqipëri nuk lejonte daljen nga vendi.

Kështu, Dhima shpiku një operacion që do të kryhej në Athinë. Ai shkoi dhe nuk u kthye më duke marrë shtetësinë greke në vitin 1992 ku edhe filloi të prezantojë Greqinë nëpër gara ndërkombëtare.