Fjalë “të hidhura” të kroatit Ivan Rakitic Barcelonën. Mesfushori 32-vjeçar, i cili u kthye te Sevilla pas gjashtë viteve të kaluara me fanellën “blaugrana”, kur u pyet nëse Vidal luante para tij sepse kështu donte Messi, u përgjigj: “Nuk e di. Gjithmonë jam vënë në dispozicion të trajnerit dhe pse disa vendime e kisha të vështirë t’i kuptoja. Për të mirën e grupit nuk doja t’i kuptoja.”
Më pas, me një intervistë për Cope e Radio Marca, Rakitic shtoi: “Nuk mund të them që unë dhe Messi ishim miqtë më të mirë, por ai me ka trajtuar gjithmonë mirë. Nuk më ka folur kurrë për dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona, gjithçka e kam marrë vesh nëpërmjet medieve.”