Më 25 tetor, një Hënë e re vjen për të na e mbushur jetën me batica e zbatica dhe veçanërisht do të prekë këto 4 shenja horoskopi:
Demi
Më shumë kujdes në lidhjen romantike që po përjeton. Eklipsi jo domosdoshmërisht sjell përfundimin e një cikli, por të fut në një periudhë e cila trondit rehatinë e lidhjes. Beso se gjithçka ndodh për një arsye, por mos harro që edhe ti mund të bësh pjesën tënde.
Luani
Kjo ngjarje qiellore lidhet ngushtë me ndjenjat e tua. Ndryshime të befta do të tundin themelet e zemrës tënde dhe shumë vlera dhe parime do të reflektohen në përditshmërinë tënde. Mos ki frikë të tregohesh më vulnerabël se zakonisht, sidomos me familjarët dhe njerëzit e dashur.
Akrepi
Hëna e re sjell një krizë të re identiteti për ty, i dashur Akrep. Kjo është një periudhë ku lehtësohesh nga barrat, brengat dhe barrierat, por do të të duhet pak kohë të mësohesh me rutinën e re. Para se ta kuptosh që je lehtësuar, do të jesh më konfuz/e se kurrë.
Ujori
Bëhu gati të përjetosh më shumë melankoli se zakonisht. Kjo periudhë prek sektorin e punës dhe të reputacionit tënd, por nga ana tjetër, të shtyn të gjesh balancën e shumëkërkuar. Është çasti të ndalosh, të reflektosh mbi atë që vërtet dëshiron dhe të përballesh me ndjenjat e tua.
Hëna e re trazon punën dhe të sjell një ngritje në detyrë, ose shenjën që ke pritur për të bërë diçka krejtësisht ndryshe. Mos ndërmerr asnjë vendim të madh gjatë këtij momenti.