Aktualitet Hera e dytë që aksidentohet në detyrë, kush është efektivja që u...

Hera e dytë që aksidentohet në detyrë, kush është efektivja që u përplas nga makina në Vorë

Efektivja e Policisë Rrugore e cila u aksidentua në detyrë nga përplasja e dy makinave në Vorë është Arta Shurbi.

Efektivja është dërguar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Ajo u dëmtua në afërsi të një karburanti, nga përplasja e dy automjeteve.

Kjo nuk është hera e parë që Arta Shurbi aksidentohet në detyrë, pasi ajo është përplasur në vitin 2021 nga një makinë tek rrethrrotullimi i Casa Italias, teksa drejtonte trafikun.