Luka Modric, fituesi në fuqi i Topit të Artë, nuk është në listën e 30 kandidatëve, të publikuar nga “France Football”, për ta fituar këtë çmim individual në edicionin aktual. Është hera që ndodh që kur kanë nisur të aplikohet sistemi i nominimeve.
Në listën e aspirantëve për të fituar këtë vit janë dy lojtarë të Real Madridit, Benzema dhe Hazard, edhe pse ky i fundit e ka fituar nominimin falë paraqitjeve te Chelsea gjatë sezonit të kaluar.
Përjashtimi i Modricit certifikon momentin jo fort pozitiv të kroatit dhe të vetë Real Madridit, që në sfidën e fundit u mposht nga Mallorca në La Liga, duke humbur madje edhe kryesimin e kampionatit, që ia rrëmbeu Barcelona. Edhe në Champions ecuria e “Los Blancos” nuk ka qenë pozitive, me vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para në grup. 34-vjeçari nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e sotme mes Galatasaray-t dhe Realit në Stamboll për arsye dëmtimi. Kroat është ndalur për herë të dytë në këtë sezon për shkaqe fizike.
Sezoni 2019-2020 ka nisur keq për të: vetëm 5 ndeshje në total, 4 në La Liga dhe 1 në Champions, një ndëshkim me karton të kuq në javën e parë të kampionatit kundër Celta Vigos dhe vetëm 1 gol i shënuar.